Seminar informues për kompanitë në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë

Seminar informues për kompanitë në Universitetin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë

Në kuadër të aktiviteteve informuese e të shpërndarjes së rezultateve të projektit GRADUA, më 25 qershor 2020, Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, organizoi një seminar online drejtuar kompanive. Takimi u mbajt virtualisht, përmes Google Meet, duke marrë në konsideratë situatën e Covid-19 në vend.

Takimi u organizua nga Zyra e Këshillimit të Karrierës së UKZKM dhe i drejtohej kompanive/ institucioneve që operojnë në tregun shqiptar dhe që janë të interesuar për rekrutimin e të diplomuarve të kualifikuar. Në seminar morën pjesë përfaqësues të 10 kompanive. Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i projektit GRADUA, objektivat, mundësitë dhe përfitimet për kompanitë, si dhe prezantimi i platformës GRADUA dhe orientimi i kompanive në lidhje me procesin e regjistrimit dhe modalitetet e përdorimit të platformës (kërkimi dhe shkarkimi i CV, postimi i ofertave të punës/praktikave, marrja dhe menaxhimi online i aplikimeve nga të diplomuarit etj).

Poster

Minutes Companies Seminar