Dita e Panairit të Karrierës të Zhvilluar në UBT

Dita e Panairit të Karrierës të Zhvilluar në UBT

Në datë 15 Maj 2019, u organizua Panairi i Karrierës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku projekti GRADUA iu prezantua studentëve dhe kompanive nga Rektori i Universitetit, Z. Bari Musabelliu dhe Zëvendësministri i Arsimit të Lartë, Sportit dhe Rinisë Z. Redi Shtino gjatë ceremonis së hapjes. Ata theksuan në mënyrë të veçantë rëndësinë e regjistrimit në platformë, pasi në këtë mënyrë ata do të kontribuojnë në krijimin e një tregu pune online, i cili do të krijoje një lidhje ndërmjet studentëve dhe kompanive. Kjo lidhje do të ndihmojë universitetet të përmirësojnë programet e studimit në plotësim të nevojave që kërkon tregu i punës, pra kompanitë. Gjithashtu krijimi i një baze të dhënash do të ndihmojë Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në ndërmarrjen e vendimeve për përmirësimin e kapaciteve të Arsimit të Lartë.

Për të mundësuar regjistrimin në platform, stafi i projektit u angazhuar në takime te drejtperdrejta me perfaqesues te bizneseve dhe sudente për t’i informuar dhe ftuar te regjistrohen ne platform. Gjatë Panairit të Karrierës të organizuar në ambjentet e UBT-së :

U regjistruan mbi 50 studentë nga dhe një kompani vendase.

Kompanitë pjsemarrëse në panair shprehën inters për regjistrimin në platformë, por disa prej tyre nuk ishin të përfaqësuar nga stafi i tyre drejtues. Në këto kushte ata nuk mund të regjistroheshin, por ata mbajtën kontakte me stafin e përfshirë në projekt për të finalizuar sa më shpejt procedurën e regjistrimit. I njëjti interes u vu re edhe nga studentët.

Seminare të tjera mbi përdorimin e nga studentët dhe stafi i zyrave të karierës janë planifikuar të organizohen gjatë ditëve të ardhshme në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

 

Fotografi nga Dita e Panairit të Karrierës të Zhvilluar në UBT